
Rudina Hajdari: E vlerësoj veprimin e Bashës, por marrëveshja e tryezës do të sjellë rezultate!
E Premte 22 Maj 2020, 17:05
Dritare.net
Bashkëkryetarja e Komisionit për Reformën Zgjedhore, Rudina Hajdari është shprehur se e vlerëson faktin që Lulzim Basha, pranoi që opozita do të kthehet në tryezën e Këshillit Politik. Por me rëndësi tha Hajdari, është arritja e një konsensusi në tryezë për ndryshimin e sistemit, pasi vetëm kjo mund të sjellë rezultate pozitive.
“E vlerësoj faktin që Lulzim Basha u shpreh i gatshëm për përfundimin e reformës zgjedhore. Është gjë pozitive që ai kthehet në KP, por gjithashtu duhet të pranojmë gjetjen e konsensusit mbi çështjen e ndryshimit të sistemit, në mënyrë që të arrijmë rezultate nga kjo tryezë”, shkruan Hajdari./L.F-dritare.net

















