Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Ronaldo dhe familja e tij kërcënohen me jetë!

Ronaldo dhe familja e tij kërcënohen me jetë!
Cristiano Ronaldo dhe familja e tij prej disa ditësh janë përballur me një situatë të paprecedentë.

Portugezi, i cili prej dy vitesh luan në Pro Ligën Saudite me Al Nasr, ka shijuar një jetë relativisht të qetë që kur u transferua në Riad me partneren e tij Georgina Rodriguez dhe pesë fëmijët e tyre, por gjërat janë kthyer përmbys kohët e fundit.

Ronaldo dhe familja e tij janë në shënjestër të kërcënimeve. Çifti ka marrë një sërë mesazhesh kërcënuese, të cilat siç raportojnë mediat portugeze dhe spanjolle, nuk ishin thjesht komente anonime në internet, por paralajmërime serioze që shkaktuan përçarje të madhe në familje dhe çuan në ndërhyrjen e policisë.

CR7 dhe partnerja e tij nuk kanë folur publikisht për këtë çështje, por kanë bërë disa ndryshime shumë të rëndësishme.

E para ka të bëjë me zhvendosjen e familjes në një vendbanim më të sigurt në kryeqytetin e Arabisë Saudite, e cila thuhet se ka një strehë dhe përgjithësisht është e pajisur me sisteme survejimi nga më të fundit.

E dyta ka të bëjë me ndryshimin e personelit në sigurimin privat./K.C/dritare.net