
Loredana tregon bisedën me Jozin pas incidentit me Gjestin!
Dritare.net
Loredana Brati ka folur për herë të parë për situatën e Jozit pas incidentit me Gjestin natën që u largua nga shtëpia e BBV. E ftuar në emisionin “Shqipëria Live”, Loredana rrëfeu përballjen emocionale që përjetoi pas incidentit të bujshëm mes Jozit dhe Gjestit, duke theksuar se sjellja e Jozit atë natë nuk ishte reflektim i tij si person.
“Jozi nuk ishte mirë, ishte shumë i ngarkuar emocionalisht. Më tha ‘më vjen keq’ dhe më kërkoi të shkoja në studio. E kuptova që nuk ishte vetvetja. Më trembi koka e Gjestit, dhe normale skena ishte shumë e fortë, Jozi erdhi tek mua më tha ‘shko në studio’ më tha ‘më vjen keq’, por ai nuk ishte mirë, ishte i ngarkuar. Unë sa të kem ndjenja s’do ta heq (unazën), unë edhe kur isha aty brenda dhe Jozi ishte me një gocë tjetër e mbajta.", tha Loredana./K.C/dritare.net

















