Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Rama njofton ndërtimin e tri stadiumeve të reja

Rama njofton ndërtimin e tri stadiumeve të reja

Kryeministri Edi Rama tha sot se tri stadiume do të ndërtohen me Partnerit Publik Privat. Stadiumet do të ndërtohen në Vlorë, Korçë dhe të Durrësi.

“Ne kemi çuar përpara tre projektet e reja për stadiumin e Vlorës, Korçës dhe Durrësit që tani janë në fazën e garave për Partnerin Privat, sepse të treja do të zhvillohen me PPP. Ndërkohë ka mbaruar edhe konkursi për stadiumin “Selman Stërmasi”, që po ashtu do zhvillohet me PPP. Ndërkohë kemi filluar procesin për Pallatin e Sportit që të transformohet në një pallat që të presë finale të nivelit ndërkombëtar. Besoj që nuk mund të rrime në vend numëro vetëm me një pistë atletike, por duhet të gjejmë rrugë alternative dhe duhet të krijojmë hapësirë edhe për atletikën. Është mbretëresha e sporteve”, tha Rama./K.C/dritare.net