
Rama: Nëse PS-ja do qeveriste nga 1992-shi, tani do ishim në BE
Dritare.net
Kryeministri Edi Rama takoi këtë të mërkurë të rinjtë e njësive 1, 2 dhe 3 në Tiranë. Gjatë fjalës së tij Rama u tha të rinjve se po të kishte qeverisur PS-ja që nga viti 1992, Shqipëria do ishte futur BE.
"Pse duhet votuar PS? Po kë tjetër mër jahu! Kjo përgjigje ka shumë argumente pas, dhe një prej tyre është se nëse PS do ta kishte pasur këtë dety4rë të drejtonte vendin nga 1992 deri më sot, sot Shqipëria do ishte në BE. Sa herë PS ka marrë drejtimin, vendi ka qenë më mirë se kur e ka marrë PS. Partia Socialiste është këtu për të ndërtuar, të tjerët janë për të shkatërruar.
Kërkoni në Google për vitet që PD ka qenë në qeverisje. Në 2011, PD 21 janar, 14 shtator 1998… futuni në Youtube për qejf dhe shikoni se nuk i dini të gjitha, që të kuptoni që nuk ka fare diskutim në zgjedhje”, tha Rama./K.C/dritare.net

















