
Përplasja mes njerëzve të Agron Kapllanajt dhe agjentëve të BKH-së, 3 të arrestuar në Fier
Dritare.net
Mbrëmjen e së martës në Fier, hetues të Byrosë Kombëtare të Hetimit u përplasën me disa të afërm të ish-kryebashkiakut të Mallakastrës, Agron Kapllanaj.
Mësohet se 3 personat e arrestuar janë Ledjan dhe Klaudio Kapllanaj, nipa të Agron Kapllanajt si edhe shtetasi Gerald Kollçaku.
Sipas policisë, BKH dhe operacionalja kanë qenë në Fier për veprime hetimore kur janë konfliktuar me të afërm të ish-kryebashkiakut.
"Rreth orës 19:20, të mbrëmjes së sotme, në aksin rrugor Fier - Patos, shërbimet operacionale të Policisë dhe hetuesit e BKH-së janë goditur për shkak të detyrës nga disa persona, të cilët janë identifikuar dhe shoqëruar në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier për veprimeve të mëtejshme. Të gjitha veprimet hetimore e procedurale janë duke u kryer nga Prokuroria e Juridiksionit të Përgjithshëm Fier.-thuhet në reagimin e Policisë së Fierit", thuhet në njoftimin e policisë./L.F-dritare.net

















