Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Shpëtohen turistët spanjollë që humbën në Kanionet e Nivicës

Shpëtohen turistët spanjollë që humbën në Kanionet

Shtatë turistë të rinj spanjollë janë shpëtuar pas një incidenti të ndodhur rreth 100 m nën kanionin e Peshturës, në jug të Shqipërisë. Të gjithë ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore dhe se operacioni i shpëtimit është drejt përfundimit, shkruan TCH.

Tre prej turistëve kishin dëmtuar litarin gjatë zbritjes në një ujëvarë të vogël në pjesën e poshtme të kanionit, gjë që ua bëri të pamundur ngjitjen pa pajisje speciale. Për fat të mirë, askush prej tyre nuk ka pësuar lëndime fizike.

Në operacionin e shpëtimit kanë marrë pjesë forcat zjarrfikëse dhe ato policore të Tepelenës dhe Gjirokastrës, të cilat kanë ndërhyrë në kohë për të ndihmuar të rinjtë. Turistët spanjollë ishin duke eksploruar zonën pa një guidë të licencuar, duke rritur rrezikun në terrene të vështira si ai i kanioneve./K.C/dritare.net