
World Press Photo: Kjo është fotoja e vitit!
E Enjte 17 Prill 2025, 11:11
Dritare.net

(Samar Abu Elouf /New York Times/ World Press Photo)
Juria e World Press Photo, çmimi më prestigjioz në botë për fotogazetarinë, ka zgjedhur si foto të vitit një shkrepje të Samar Abu Elouf, të realizuar për New York Times, e cila tregon historinë e tragjedisë së fëmijëve të Rripit të Gazës.
Fotoja tregon Mahmoud Ajjour, 9 vjeç, të cilit i ishin amputuar të dy krahët gjatë një sulmi izraelit në Gaza në mars 2024. Mahmoud më vonë gjeti strehim dhe kujdes mjekësor në Doha, Katar./L.F-dritare.net

















