
5 turistë të huaj bllokohen në Kanionet e Nivicës
E Mërkurë 16 Prill 2025, 16:04
Dritare.net
5 turistë spanjollë janë bllokuar te Kanionet e Nivicës. Tashmë te kanionet kanë shkuar forca të policisë dhe zjarrfikëseve.
Nuk dihet ende gjendja fizike e turistëve.
Ndërkohë, në ndihmë janë nisur edhe forca policore nga Gjirokastra, të pajisura me dron. Mendohet se turistët kanë ngecur në ujëvarën e Peshturës, në Kanionet e Nivicës./K.C/dritare.net

















