Na ndiqni edhe në

Sport

Ndahet nga jeta Paulin Ndoja, legjenda e futbollit shqiptar

Ndahet nga jeta Paulin Ndoja, legjenda e futbollit shqiptar

Është ndarë nga jeta në moshën 80-vjeçare legjenda e portës shkodrane, Paulin Ndoja.

Paulin Ndoja është një nga figurat më të shquara në historinë e futbollit shqiptar dhe veçanërisht në klubin Vllaznia Shkodër.

Ai ka lindur në Shkodër më 19 dhjetor 1945 dhe në moshe të re nis të merret me futboll duke spikatur menjëherë.
Në moshën 20 vjeçare ai të fitonte Kupën e Shqipërisë me ekipin e Vllaznisë, pikërisht në vitin 1965. Më pas e dergojnë ushtar në Skrapar dhe rikthehet sërish në Shkoder për të dhënë kontributin e tij në fitimin e titullit kampion dhe Kupës së Shqipërisë në sezonin 1971-72.

Një vit më vonë do ta largonin nga futbolli për arsye biografike. Pas përfundimit të karrierës si lojtar, Paulin Ndoja ka vazhduar të kontribuojë në futbollin shqiptar si trajner dhe përgatitës i portierëve në Akademinë e Vllaznisë. Përkushtimi i tij ndaj klubit dhe futbollit shkodran ka qenë i pandërprerë, duke ndihmuar në zhvillimin e talenteve të reja dhe në ruajtjen e traditës së pasur të klubit. Në vitin 2019, në nder të kontributit të tij dhe të Selami Danit, u organizua Kupa “Selami Dani dhe Paulin Ndoja”, një turne për moshat e reja që përfshiu 41 ekipe nga Shkodra dhe Lezha. Ky aktivitet u zhvillua nga Federata Shqiptare e Futbollit në bashkëpunim me , duke treguar respektin dhe vlerësimin për figurat historike të klubit.

Paulin Ndoja është gjithashtu i njohur për deklaratën e tij të njohur: “Vllaznia është jeta ime”, duke shprehur lidhjen e thellë emocionale me klubin dhe qytetin e Shkodrës.