Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Ramush Haradinaj shpall zyrtarisht kandidaturën për President!

Ramush Haradinaj shpall zyrtarisht kandidaturën për President!

Kreu i Aleancës së Ardhmërisë së Kosovës, ish-kryeministri Ramush Haradinaj ka shpallur kandidaturën për President të vendit.

Këshilli i Përgjithshëm i AAK, ka vendosur sot se kryetari i saj, të jetë kandidat për President të Kosovës.

Haradinaj ka thënë se e konsideron përgjegjësi të lartë dhe nder të veçantë autorizimin që Këshilli Drejtues i bëri atij për të qenë kandidat për president, “nëse kjo diskutohet në bazë të kushtetutës”.

“AAK përkrah dialogun me lidership amerikan, që do përfundojë me njohjen reciproke mes dy vendeve. Koalicionin qeveritar e kemi mbështetur pa kushte, për shkak të gjendjes së rënduar ekonomike, në mënyrë që një qeveri legjitime të marrë masat e duhura në dobi të qytetarëve të vendit. Por, AAK nuk do të përkrah marrëveshjet e natyrës teknike në të cilat ekziston rreziku që po rrëshqasim. Aleanca do të jetë si gjithmonë konstruktive në interes të vendit në rast të zgjidhjeve politike të cilat janë në dobi të mirëqenies së qytetarëve”, thuhet në njoftimin e AAK-së./ I.M-Dritare.net