
Video/ Rama zbulon skenën e fushatës: Duke ndjekur përgatitjet për fitoren e 10-të!
E Enjte 20 Mars 2025, 20:08
Dritare.net
Kryeministri Edi Rama ka postuar një video në Facebook, ku shihet përgatitja e mjedisit të ri ku do të mbajë fjalime gjatë fushatës elektorale për zgjedhjet e 11 majit. Skena është menduar si ajo e katër viteve më parë, një skenë rrethore ku pas krahëve të Ramës do të shfaqen në ekran imazhe, video, shifra apo arritjet që PS-ja ka bërë në këtë mandat, por edhe projeksionet që do të arrihen deri 2030 nëse fitojnë zgjedhjet.
“Duke ndjekur përgatitjet për fitoren e 10-të, aty ku katër vjet më parë nisi ndeshja për fitoren e 8-të radhazi…”, shkruan Rama./K.C/dritare.net

















