
Sia ndahet nga burri pas dy vitesh martesë. Zbulohet se ata kanë një fëmijë!
Dritare.net
Sia dhe bashkëshorti i saj, Daniel Bernard, kanë vendosur të ndahen pas dy vitesh martesë. Sipas Us Weekly, këngëtarja 49-vjeçare paraqiti kërkesën për divorc të mërkurën, më 19 mars, duke përmendur “marrëveshjet e papajtueshme”.
Data e ndarjes së tyre zyrtare është shënuar një ditë më parë, më 18 mars. TMZ-ja ishte media e parë që raportoi lajmin. Në dokumentet ligjore thuhet se Sia dhe Dan Bernard, të cilët u martuan në dhjetor 2022, kanë një fëmijë 11 muajsh të quajtur Somersault Wonder, një fakt që nuk u zbulua më parë.
Këngëtarja kërkon vetëm kujdestarinë ligjore dhe fizike të fëmijës, megjithatë, ajo duket e hapur ndaj mundësisë që Dan Bernard të ketë të drejtën e vizitës.
Përveç fëmijës së saj 11 muajsh, Sia është edhe nënë e dy djemve të birësuar, të cilët i mori nën kujdesin e saj në vitin 2019, kur ata do të largoheshin nga sistemi i kujdestarisë. Gjithashtu, në letrat e divorcit, Sia kërkon që të mos ketë mundësi për pagesa të mbështetjes bashkëshortore.
Këngëtarja u martua me Dan Bernard në një ceremoni romantike të mbajtur në Portofino në Villa Olivetta të Stefano Dolce dhe Domenico Gabbana në maj 2023. Vendndodhja kishte vlerë sentimentale, pasi ishte i njëjti vend ku shoqja e Sias, Kourtney Kardashian u martua me Travis Barker./K.C/dritare.net

















