
Kremlini: Evropa është kthyer në një parti lufte
Dritare.net
Ndërsa liderët e BE-së dhe Volodymyr Zelensky po mbërrijnë për një samit në Bruksel, zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov ka akuzuar sërish Evropën për dështimin për të mbështetur përpjekjet ruse dhe amerikane për të arritur atë që ai e quajti zgjidhje paqësore për luftën.
"Evropa ka nisur militarizimin e vetvetes dhe është kthyer në një parti lufte," tha ai në një konferencë të përditshme për shtyp.
“Planet për të militarizuar Evropën, padyshim janë në kundërshtim me synimet e presidentëve Putin dhe Trump për të kërkuar mënyra për të nisur procesin e zgjidhjes paqësore”.
Volodymyr Zelensky po shkon në një takim të liderëve të BE-së, pas telefonatës së tij me Donald Trump.
Zelensky tha se paqja e qëndrueshme ishte e arritshme këtë vit pas telefonatës "pozitive". Trump e përshkroi bisedën telefonike si "shumë të mirë".
Ndërkohë, krerët e lartë ushtarakë nga rreth 20 vende po takohen në Londër, ndërsa Mbretëria e Bashkuar dhe Franca nisin një koalicion që do të monitorojë përpjekjet e paqes në Ukrainë në rast të një armëpushimi./L.F-dritare.net

















