
Përfshihet nga flakët xhamia në Bulqizë.10 minuta pasi hoxha u largu!
E Premte 21 Mars 2025, 08:08
Dritare.net
Një xhami në Shupenzë të Bulqizës është përfshirë nga flakët mëngjesin e sotëm dhe për pasojë ëshë djegur në një pjesë e madhe e objektit fetar.
Zjarri ka rënë rreth orës 06:00, vetëm 10 minuta pasi hoxha ishte larguar nga xhamia.
Pavarësisht ndërhyrjes së menjëhershme të shërbimit zjarrfikës dhe policisë, zjarri ka qenë i pamundur për t’u shuar, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale.
Aktualisht, policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje për të zbardhur shkaqet e zjarrit.
Nuk dihet ende nëse zjarri ka qenë aksidental apo i qëllimshëm, ndërsa pritet një ekspertizë për të përcaktuar origjinën e flakëve./E.P-dritare.net

















