
Monika Kryemadhi: Po bëj një film! Tani jetoj për fëmijët e mi
Dritare.net
Monika Kryemadhi ka zbuluar mbrëmjen e sotme se i ka hyrë botës së kinematografisë. Në një intervistë në emisionin ‘Opinion’ në TV Klan, Kryemadhi deklaroi se momentalisht është duke realizuar një film artistik, ku ka një rol të rëndësishëm.
Pjesë nga Intervista:
Fevziu: A e ndjeni sërish nevojën për t'u marrë me politikë aktive?
Kryemadhi: Patjetër, unë kam disa projekte në për të bërë. Jam në realizimin e një filmi artistik
Fevziu: Si, si?! Do luash film?
Kryemadhi: Në një film artistik me një grup të rinjsh.
Fevziu: Çfarë roli ke ti?
Kryemadhi: Një rol të rëndësishëm, filmi quhet 'Me fat'. Është një film interesant që ka në thelb familjen. Ka në thelb ëndrrat e të rinjve për t'i realizuar dhe sfidat me të cilat ata përballen dhe përplasen. Shoqëria në të cilën ne jetojmë, shoqëria në të cilën ne jetojmë e cila vjen në mënyrë nga më të ndryshmet.
Fevziu: Kur del?
Kryemadhi: Ne shpresojmë ta nxjerrim ne Verë, shumë shpejt. Janë xhiruar një pjesë e skenave. Jam e sigurt që do t'ju pëlqejë. Do jetë diçka ndryshe që ka një lloj ndikimi
sado pak në jetën time politike joaktive.
Fevziu: Edhe një pyetje e fundit, ka ndonjë histori emocionale në jetën tuaj të re?
Kryemadhi: Jo. Jeta ime emocionale janë fëmijët e mi. Ata kanë një sfidë shumë të madhe. Më pëlqejnë se si punojnë për t'u takuar me njerëzit dhe janë të palodhur nga mëngjesi deri darkën vonë për të takuar njerëzit, miqtë e babait të tyre apo miqtë e mi. Dhe jam shumë mirënjohëse dhe përfitoj nga rasti për t'i falenderuar të gjithëve ata që ju hapin telefonin fëmijëve të mi, ju përgjigjen fëmijëve të mi...
Fevziu: Pse ka edhe shumë nga ata që nuk e hapin?
Kryemadhi: Ka nga ata që nuk të shikojnë në sy Fevzi se kanë turp.
Fevziu: kjo ka qenë e vjetër në Shqipëri
Kryemadhi: Mosmirënjohja ka qenë e shkruajtur dhe në Bibël dhe në Kuran./dritare.net

















