Na ndiqni edhe në

Javor

Horoskopi javor i Peshores 31 mars- 6 prill 2025 nga Christine Haas

Horoskopi javor i Peshores 31 mars- 6 prill 2025 nga Christine Haas

Nëse nuk reflektoni gjatë kësaj jave dhe nëse bëni çfarë do ju thonë të tjerët, keni për të gabuar rëndë. Ambienti për ju të dashuruarit do jetë shumë i këndshëm. Në çdo moment do përjetoni emocione dhe kënaqësi të pafundme. Ju beqarët do jeni të arsyeshëm dhe nuk do rendni me sy mbyllur drejt çdo personi. Në këtë mënyrë do shmangni edhe zhgënjimet. Tek financat yjet do ndikojnë negativisht dhe gjendja mund të ketë goxha tronditje. Nuk do jeni të zotët ta kontrolloni veten dhe të ulni shpenzimet. Shëndeti për fat të mirë nuk do jetë problematik. Do keni mbrojtje të mirë imunitare dhe nuk do prekeni aspak nga gripi. Në punë duhet të bëni më shumë durim dhe nuk duhet të dorëzoheni lehtësisht. /dritare.net