Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Pandeli Majko: Çfarë do të ndodhë me mua, po nuk u zgjodha deputet më 11 maj!

Pandeli Majko: Çfarë do të ndodhë me mua, po nuk u zgjodha

Pandeli Majko garon për deputet në listat e hapura, në zonën e Kavajës. I ftuar në emisionin Dekalog nga Roland Qafoku në DritareTV, Majko thotë se po nuk u zgjodh deputet më 11 maj, do të jetë vetëm një qytetar i thjeshtë. Ai tregon se kishte menduar të tërhiqej nga zgjedhjet dhe të largohej nga politika.


Roland Qafoku: Po në qoftë se nuk bëheni deputet?

Pandeli Majko: Do të jem qytetar si gjithë të tjerët.

Roland Qafoku: Ju ndërpritet karriera politike...

Pandeli Mako: Po nuk më ndërpritet jeta njerëzorë. Shyqyr zotit kam një familje për të cilën jam krenare, shëndetin e kam mirë. Do vazhdojmë përpara.

Roland Qafoku: Për shkak të profilit tuaj të lartë për shkak të asaj që keni kontribuar në politikë, ju duhet të kishit një pozicionim tjetër. Ndërkohë juve ju fusin në garë me emra të rinj. Juve i keni bërë betejat tuaja. Sot ju jeni një lloj senatori. Nëse ne do ikshim senat, ju do të ishit senator.

Pandeli Majko: Mendoj se lista e sigurt do më fuste në pozitë më të vështirë sesa lista e hapur. Kam pasur një lloj dyzimi për faktin që Edi Rama kishte deklaruar se do të ishte në listën e hapur. I thashë se për mua do të ishte e çuditshme që unë të garoja përballë Edi Ramës. Deri në atë pikë kam qenë i dyzuar të futesha apo jo në zgjedhje./K.C/dritare.net