Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Rama: Njohjen e pensioneve të mos e marrim përmes marrëveshjes me Greqinë, por nga anëtarësimi në BE

Rama: Njohjen e pensioneve të mos e marrim përmes marrëveshjes me

Kryeministri Edi Rama para shqiptarëve në Athinë foli për njohjen e pensioneve me Greqinë. Rama u tha shqiptarëve që njohjen e pensioneve të mos e marrim përmes marrëveshjes me Greqinë, por nga anëtarësimi në BE. Ndaj Rama kërkoi votën e tyre, që deri në 2030-ën tha ai, ta fusim Shqipërinë në BE.

"Sot Shqipëria është një vend që e ka në dorën e vet fatin e vet dhe nuk është në mëshirën e askujt. Sot fati ynë është në dorën tonë. Kur ne morëm detyrën, Shqipëria ishte e zhytur në borxhe, kishte një borxh rreth 80% dhe të gjitha punët kishin ndalur, të gjitha shërbimet kishin ndalur, të gjitha ato planet e Shqipërisë së rrugëve kishin mbetur të gjitha rrugëve, se ishin prerë shiritat por nuk ishin vënë në dispozicion paratë. Por, ka edhe një rrugë tjetër, që të gjithë ju, shqiptarët e Greqisë të votojnë tek numri 5 dhe njohjen tuaj të pensioneve të mos e marrim përmes marrëveshjes me qeverinë greke, por përmes anëtarësisë në BE, sepse në momentin që ne bëhemi anëtarë të BE, pasaporta kuqezi do të jetë e mjaftueshme dhe do të jetë njësoj e barabartë me pasaportë greke që nuk do u duhet fare", tha Rama. /K.C/dritare.net