Na ndiqni edhe në

Shqip

Ermal Dredha: PS-ja do fitojë 9 me 3, në Vlorë!

Ermal Dredha: PS-ja do fitojë 9 me 3, në Vlorë!

Kryetari i Bashkisë së Vlorës Ermal Dredha i ftuar në Shqip nga Dritan Hila në DritareTV, tha se kryeministri Edi Rama ka vënë një target në Vlorë, që të marrë 9 mandate deputetësh. Sipas Dredhës PS-ja do fitojë në Vlora 9 mandate, ndër opozita 3.


“Partia Socialist fiton gjithmonë në Vlorë kjo për shkak të investimeve që ka bërë PS-ja aty. Është një nga qytetet bastion të PS-së. Kryetari i PS-së ka vënë një target, që do 9 deputetë në Vlorë. Nuk është sfidë e lehtë, por angazhimi ka qenë maksimal. Nëse ne do të vazhdojmë të punojmë në mënyrë kapilare për të kapur të gjitha ekstremet tona, aty ku ka pasur ndonjë marzh të votës gri, duhet t’i bindim që alternativë më të mirë se sa PS-ja nuk ka në Shqipëri. Kjo nuk është vetëm çështje retorike, por çështje veprash. Besoj që shqiptarët duhet t’i japin edhe një shans që kjo parti, që do ta fitojë këtë garë, do ta drejtojë Shqipërinë për t’i çuar reformat përpara edhe për t’u integruar në BE. Vlora fiton 9 me 3 them unë.”, thotë Dredha në DritareTV./K.C/dritare.net