
Si kanë evoluar njerëzit në 150 vjet? Ja 7 ndryshime të mëdha në trupin tonë!
Dritare.net
Origjina dhe evolucioni i specieve njerëzore mësohet në shkollë duke shpjeguar një ngjarje që ndodhi mijëra vjet më parë. Studimi i këtij procesi adresohet sikur i përket historisë dhe jo saktësisht si një pyetje biologjike. Ne mendojmë se hominizimi, ose evolucioni njerëzor, përfundoi me paraardhësit tanë, Homo rhodesiensis, dhe injorojmë faktin që trupi i njeriut të sotëm gjithashtu ka pësuar ndryshime vitet e fundit.
Por cilat janë këto ndryshime? Jua tregon dritare.net më poshtë!
1- Ndërsa temperatura e planetit është në rritje, temperatura e trupit të njeriut është në rënie. Studiuesit nga Universiteti Stanford kanë konfirmuar se burrat nga shekulli XX e kanë temperaturën e trupit, një gradë më poshtë.
2- Gjithashtu ndryshim ka pasur edhe në pubertet. Sipas një studimi nga Universiteti i Kalifornisë, 15% të vajzave u nis puberteti në moshën 7-vjeçare. Pra tani nis dy vjet para, në krahasim me shekullin e 20, kur niste në 9 vjeç.
3- Jetëgjatësia e trupit të njeriut është rritur për shkak të përparimeve ushqim, higjienë dhe faktorë të tjerë. Një raport, botuar nga Instituti Santalucía në Spanjë, parashikon që jetëgjatësia do të vazhdojë të rritet derisa të shkojë 120 vjet deri në fund të shekullit të 21-të. Në shekullin e 20-të vetëm 26.2% e popullsisë jetuan deri në 65 vjeç.
4- Pjesë dhe organe shtesë në trupin e njeriut. Falë zhvillimit të shkencës dhe teknologjisë, studimet e fundit kanë raportuar pjesë të panjohura të trupit, në mesin e tyre është interstitiumi. Ky organ, i cili ka krijuar shumë polemika mes studiuesve, është një rrjet zgavrash të bëra nga kolagjeni dhe elastina në të gjitha indet e trupit.
5- Pjesët e trupit që janë zhdukur ose do të zhduken. Në lidhje me pikën më lart, janë dhe pjesë të tjera të trupit të njeriut që do të zhduken përfundimisht brenda disa viteve. Disa njerëz tashmë po lindin pa dhëmbë pjekurie. Kjo për shkak të zvogëlimit të nofullës, që vijnë si rezultat i ndryshimit të dietës. Një shembull tjetër është muskuli palmaris longus, i cili shkon nga bërryli në dorë. Disa njerëz kanë lindur pa të, informon dritare.net
6- Ka prova që gjatësia e njeriut është rritur në 200 vjetët e fundit. Një studim i tregoi se burrat dhe gratë janë rritur 20.2 cm dhe 16.5 cm më shumë se njerëzit që ishin qindra vjet më parë.
7- Sipas Organizatës Botërore të Shëndetit, obeziteti pothuajse është trefishuar që nga viti 1975. Të dhënat nga viti 2016 treguan se më shumë se 1.9 miliardë të rritur ishin mbipeshë dhe në mesin e tyre, më shumë se 650 milionë ishin të shëndoshë./K.C/dritare.net

















