
Nigel Farage për Top Channel: Nëse Rama më fton, do të vij!
Dritare.net
Në një intervistë për gazetarin Muhamed Veliu në Top Channel, Nigel Farage vijon replikën ndaj kryeministrit Edi Rama, duke thënë se ka të drejtë për shifrat që ka publikuar për shqiptarët në Britani.
“Kam bërë verifikime të shumta. Statistikat e Home Office tregojnë se 1 në 50 shqiptarë në Britani është në burg. Janë rreth 53 mijë shqiptarë, dhe 1.200 në burgje. Nuk e kuptoj pse Rama i vë në pikëpyetje,” – tha Farage.
Ai akuzoi Ramën për hipokrizi, duke kujtuar se Shqipëria ka marrëveshje për të pranuar të dëbuarit nga Britania dhe ka bashkëpunim të ngushtë me Londrën për çështjet e emigracionit. “Nëse Rama thotë se shifrat e mia janë të gabuara, le t’i marrë shqiptarët që janë në burgje!”, shtoi Farage.
I pyetur nëse do debatonte ballë për ballë me Ramën, Farage u shpreh i gatshëm:
“Nuk jam dakord me filozofinë e tij, por do vija për drekë në Tiranë nëse më fton.”/ dritare.net

















