
Kthjellime në orët e pasdites, njihuni me parashikimin e motit për sot!
E Premte 28 Mars 2025, 07:07
Dritare.net
Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se për ditën e premte vendi ynë do të ndikohet nga kushte të paqëndrueshme atmosferike.
Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura si dhe intervale afatshkurtra me kthjellime kryesisht në orët e pasdites.
Vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët në pjesën më të madhe të vendit e lokalisht deri mesatar kryesisht përgjatë Ultësirës Perëndimore në orët e mesditës.
Era do të fryjë me drejtim kryesor juglindje – jugperëndim me shpejtësi mesatare 6 m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare kryesisht në jug, e lugina era hera-herës do të arrijë shpejtësi 6-11 m/s, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1-2 ballë./E.P-dritare.net

















