
Çepe shpërthen ndaj Hajdarmatajt: Nuk jemi si ju që i qëndroni poshtë dritares një personi në hetim!
Dritare.net
Në emisionin Dekalog të Roland Qafokut në DritareTV, të ftuarat Mimoza Hajdarmataj, kandidate e Partisë Demokratike për Tiranën, dhe Silda Çepe, përfaqësuese e Partisë Socialiste për Tiranën, janë përfshirë në një debat lidhur me arsyet përse partitë që ato përfaqësojnë duhet të fitojnë në zgjedhjet e 11 majit.
Silda Çepe ka kritikuar Partinë Demokratike duke thënë se "nuk keni bërë asgjë, nuk kishit as shkolla as rrugë". Mimoza Hajdarmataj ka reaguar ashpër, duke i thënë Çepes se "duhet ta keni për turp që jeni pjesë e kësaj administrate".
Në përgjigje, Silda Çepe ka mbrojtur qeverinë e tanishme, duke thënë se është shumë e nderuar që është pjesë e administratës aktuale dhe preferon të jetë aty sesa të ketë një post dhe të rrijë poshtë ballkonit për më shumë se 300 ditë.
Pjesë nga debati:
Silda Çepe: Nuk keni bërë asgjë, nuk kishit as shkolla as rrugë.
Mimoza Hajdarmataj: Duhet ta keni për turp që jeni pjesë e kësaj administrate.
Silda Çepe: Jo, unë jam shumë e nderuar, më mirë pjesë e kësaj administrate se sa të kisha një post që duhet t'ja dija për nder drejtorit dhe të rrija poshtë ballkonit mbi 300 ditë.
Mimoza Hajdarmataj: Është shumë më mirë se të jesh pjesë e "5D" dhe korrupsionit.
Silda Çepe: Ne nuk rrimë poshtë dritares personave që janë nën hetim./E.P-dritare.net

















