
Ervin Demo: Viti 2026, viti i infrastrukturës për Skraparin!
Dritare.net
Për 35 vjet, Skrapari ka qëndruar pa zhvillime të rëndësishme në infrastrukturë, por kjo do të ndryshojë, sipas drejtuesit politik të qarkut të Beratit, Ervin Demo. Në një intervistë në emisionin Dekalog të Roland Qafokut në DritareTV, ai ka zbuluar katër projekte të mëdha infrastrukturore për Beratin.
Një nga projektet kryesore është lidhja e qytetit të Beratit me Çorovodën, që do të mundësojë një udhëtim prej 35 minutash, nga dy orë sa është aktualisht. Ky projekt do të nisë në vitin 2026 dhe do të përfshijë rrugën Berat-Çorovodë, si dhe lidhjet e tjera të rëndësishme si rrugën Çorovodë-Përmet dhe Çorovodë-Vithkuq-Korçë. Po ashtu, do të ketë ndihmesë edhe ndërtimi i rrugës Çorovodë-Tomorricë-Gramsh.
Sipas Demon, ky do të jetë një unazë që do të lidhi Beratn me qytetet përreth, duke bërë të mundur një lidhje më të ngushtë me Përmetin, Gramshin, Çorovodën dhe Korçën./E.P-dritare.net

















