Na ndiqni edhe në

Shëndet

Studiuesit ngrenë alarmin: Plastikë te çamçakëzi!

Studiuesit ngrenë alarmin: Plastikë te çamçakëzi!


Plastika në përbërësit e çamçakëzit. Këtë e ka zbuluar një studim i fundit i paraqitur në Takimin Pranveror të Shoqatës Kimike Amerikane. Sipas hulumtimit të Universitetit të Kalifornisë, Los Anxhelos (UCLA), i cili është ende në fazën e parapublikimit dhe për këtë arsye i nënshtrohet modifikimeve, "mikroplastika janë gjetur në çamçakëzë natyralë kur ato nuk duhet të ishin atje". Për më tepër, "ekziston një burim tjetër i mikroplastikës që nuk kishte të bënte me çamçakëzin, siç është ndotja laboratorike."

Hulumtimi zbuloi se "një copë çamçakëz 1 gram mund të lëshojë mesatarisht 100 fragmente plastike mikroskopike, me disa raste që tejkalojnë 600 copë." Për të kryer eksperimentin, studiuesit ekzaminuan 10 marka, për secilën prej të cilave ata përtypën 7 çamçakëzë. Sipas studimit, shumica e çamçakëzëve të supermarketeve klasifikohen si gome sintetike, që përmban polimere me bazë nafte për të arritur konsistencën e gomës. “Sidoqoftë, paketimi nuk e liston plastikën si një përbërës, duke përdorur shpesh termin ‘me bazë gome’,” vëren Sanjay Mohanty, autori kryesor i hulumtimit. “Nuk dua të alarmoj njerëzit”, thotë ai, por “askush nuk thotë se cilët janë përbërësit” në çamçakëz./K.C/dritare.net