
Gerta thyen kutinë e emergjencës për të telefonuar fëmijët. I ndodh e papritura
Dritare.net
Gerta Gixhari ka thyer sot kutinë e emergjencës që kishte një telefon.
“Kam shumë kohë që nuk ndihem mirë nga ana emocionale për familjen time. Edhe pjesa e çunave këtu jashtë nuk më ngopi fare, nuk më kënaqi, asgjë. Prisja të ishin brenda shtëpisë dhe do të doja shumë të flisja, sidomos me djemtë. Për të gjithë familjarët më ka marrë malli, për mamin, për babin, bashkëshortin, por shpresoj shumë që të kem këtë telefonatën nga Vëllai i Madh”, tha Gerta e përlotur para se të lexonte se çfarë përmbante zarfi.
Por banorja mbeti e mërzitur kur mori vesh se telefonatën nuk mund t’a përdorte vetë, por do ia jepte një tjetri.
“Telefonatën e përzgjedhur nuk mund t’a përfitosh ti. Zgjidh cilit banor do t’ia japësh këtë mundësi.”, shkruhej në zarf.
Ndërkohë Rozana me lot në sy i thotë që t’ia japë dikujt telefonatën dhe më pas ai banor do t’ia kthejë prapë asaj.
“Kujtdo që do ia japësh ne do të marrim fëmijët e tu.”, i tha Rozana./K.C/dritare.net

















