Na ndiqni edhe në

Shqip

Arben Malaj zbulon mesazhin që i ka dërguar Ahmetaj

Arben Malaj zbulon mesazhin që i ka dërguar Ahmetaj

Ish-ministri i Financave, Arben Malaj i ftuar në emisionin Shqip nga Dritan Hila në Dritare TV tregoi mesazhet që shkëmbeu para një muaji me ish-zëvendëskryeministrin Arben Ahmetaj.

“Unë kam folur para një muaji me Ahmetajn. Më nisi një mesazh falënderimi. Kur ai u ankua njëherë se rrezikonte të vritej dhe familja i rrezikohej unë bëra një deklarim: “Do të jetë e turpshme për vendin tim që të ndodhë një krim ndaj ish-zëvendëskryeministrit të Shqipërisë dhe ndaj familjes së tij." E kishte lexuar mesazhin tim dhe më falënderoi. I thashë: “Nuk ka nevojë për falënderime. Nuk dua të hyj në muhabete.” Ahmetaj kishte vullnet, por ka rënë viktimë e instinkteve të tij.”, tregon zoti Malaj në Dritare.Tc./K.C/dritare.net