Na ndiqni edhe në

Shqip

Arben Malaj: E vërteta e akuzave të Berishës, për firmat piramidale!

Arben Malaj: E vërteta e akuzave të Berishës, për firmat

Arben Malaj ish-ministër i financave mohoi se ka punuar në firmat piramidale. I ftuar në emisionin Shqip nga Dritan Hila në Dritare TV, zoti Malaj tregoi edhe përplasjen me Sali Berishën, për akuzat e këtij të fundit se Arben Malaj ka punuar në firmat piramidale.


“Kam qenë në një takim, në një darkë miqësore pune ku ish-presidenti Meta ftoi ish-presidentin Mejdani, Berishën dhe një mikun tim nga Kosova të cilin e shoqërova unë unë. Kam pasur ballë për ballë Sali Berishën, i cili në krah kishte bashkëshorten e tij. Asokohe nuk më ishin shëruar ende plagët e akuzave që më kishte bërë, ndaj e pyeta drejtpërdrejtë.
Më tha, ti ishe ministër i financave asokohe! I thashë po me Mjaftin pse bëre krushqinë politike. Bashkëshortja tha jo s’ka pasur asnjë bashkëpunim. Berisha iu drejtua zonjës, dhe i tha lërë lëre se diçka di ai.
Më vjen keq që është kjo gjuhë në politikë. Unë do ta përballoj, po pse duhet që vajza ime të shkojë në shkollë me kufje sepse dëgjon ti thonë je vajza e një politikani të korruptuar?! Pse prindërit e mi duhet të dëgjojnë akuza ndaj meje të pavërteta, të pa prova?
Nuk kam punuar drejtpërsëdrejti në asnjë firmë piramidale. Asnjë ditë”, tha zoti Malaj në Dritare TV./L.F-dritare.net