
Dashnori i syve që të dalin! Egli përplaset keq me Gjestin!
E Enjte 20 Mars 2025, 21:09
Dritare.net
Ditët e fundit, Gjesti dhe Egli kanë debatuar ashpër me njëri-tjetrin.
Pasditen e sotme, teksa Egli po hante bukë, Gjesti ka shkuar pranë saj dhe ajo i thotë që të ikë dhe të shohë punën e tij.
“A po ik o shok?”, i tha banorja dhe ai u përgjigj i habitur: “Mua shok?!”.
Egli e pyeti: "Pse ça je ti?"
Gjesti tha direkt: “Dashnori”.
Kjo fjalë nuk i pëlqeu Eglit dhe iu kundërpërgjigj: “Dashnori i syve që të pëlcasin e të dalin. Mos e thuaj më. Dashnor, burrë, i dashur i përdor më."/K.C/dritare.net

















