Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Arrestohet nipi i Lefter Kokës. Çfarë gjeti policia në banesën e tij!

Arrestohet nipi i Lefter Kokës. Çfarë gjeti policia në

Një 29-vjeçar është arrestuar nga policia në Durrës për armëmbajtje pa leje. Sipas policisë, të riut Haki Koka iu gjet në banesë një armë zjarri pistoletë me municion luftarak që e mbante pa leje.

Mësohet se 29 vjeçari është nipi i ish ministrit i Mjedisit Lefter Koka.

Njoftimi i Policisë

"Durrës/Goditje të njëpasnjëshme kundër armëmbajtjes pa leje. Finalizohet operacioni policor i koduar “Kalibri”.

Mbante armë zjarri, pa leje, në banesë, arrestohet në flagrancë 29-vjeçari. Sekuestrohet arma e zjarrit pistoletë me municion luftarak.

Në vijim të aksioneve të Policisë, kundër armëmbajtjes pa leje, të bazuara te kontrollet intensive dhe te puna e inteligjencës policore, shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës finalizuan operacionin “Kalibri”. Gjatë operacionit u kap në flagrancë dhe u vu në pranga shtetasi H. K., 29 vjeç, banues në Durrës.

Nga kontrolli në banesën e tij, u gjet një armë zjarri pistoletë me municion luftarak, që e mbante pa leje. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Durrësit, për veprime të mëtejshme", njofton policia.” /E.P-dritare.net