Na ndiqni edhe në

Bota

Tensione në protestat në Stamboll. Hidhen bomba molotov drejt turmave

Tensione në protestat në Stamboll. Hidhen bomba molotov drejt turmave

Incidente janë regjistruar në një tubim të qytetarëve në mbështetje të Ekrem Imamoglu jashtë Bashkisë së Stambollit. Në fakt, policia ka hedhur bomba molotov drejt turmës.

Kujtojmë se jashtë bashkisë janë mbledhur studentë dhe qytetarë nga çdo cep i Stambollit, duke shprehur mbështetjen e tyre për Ekrem Imamoglun. Në mobilizim marrin pjesë të rinj nga rryma të ndryshme politike.

Për të dytën ditë radhazi, më shumë se 10,000 studentë ndodhen jashtë bashkisë, pavarësisht ndalimeve.

Në rrjetet sociale po qarkullojnë pamjet e para të Ekrem Imamoglut pas arrestimit. Në video, kryetari i bashkisë së Stambollit shihet duke dalë nga gjykata dhe duke përshëndetur turmën, dukshëm i zënë ngushtë, por duke u përpjekur të ruajë qetësinë e tij./K.C/dritare.net