
Gjykata e Lartë rrëzon Monika Kryemadhin, lë në fuqi sekuestron e vilës te Kodra e Diellit
Dritare.net
Gjykata e Lartë ka rrëzuar rekursin e deputetes Monika Kryemadhi, duke lënë kështu në fuqi sekuestron për vilën te Kodra e Diellit. Gjykata e Lartë rrëzoi rekursin e Kryemadhit, e cila kërkonte rrëzimin e dy vendimeve të Shkallës së Parë dhe të Apelit të GJKKO për sekuestron e vilës.
Në dhjetor 2024, Gjykata e Posaçme e Apelit hoqi sekuestron për vilën e nënës së Kryemadhit, po tek rezidenca Kodra e Diellit në Tiranë. Vila iu rikthye Fatime Kryemadhit në Apelin e GJKKO, ndërsa në Shkallën e Parë ishte pranuar kërkesa e SPAK për sekuestrimin e dy vilave.
Ndaj Kryemadhit dhe Metës rëndojnë 3 akuza, pastrim parash, korrupsion dhe mosdeklarim pasurish, në çështjen CEZ-DIA, lobimin e LSI në SHBA, ndërsa ndaj tyre ka nisur edhe hetim pasuror./L.F-dritare.net

















