
Silvinjo për ndeshjen kundër Anglisë: Do jetë e vështirë, por e këndshme
Dritare.net
Trajneri i Kombëtares, Silvinjo ofroi një pasqyrë të ndeshjes së nesërme kundër Anglisë.
Tekniku brazilian tha se ndeshja do jetë e vështirë pasi Kombëtarja ka përballë një nga ekipet përfaqësuese më të forta në botë, por ai shtoi se do vendosin 11-shen më të mirë që ka përballë Anglisë dhe do futet në fushë me ambicie maksimale.
Pjesë nga konferenca:
Silvinjo: Është e vërtetë që kë kemi pasur probleme me dëmtime për disa lojtare gjatë javës por nesër është seanca e fundit stërvitore para ndeshjes dhe nesër do i gjykojmë gjendjen e lojtarëve dhe do zgjedhim 11-shen që do vendosim përballë kombëtares angleze.
Do jetë një ndeshje e vështire por edhe shumë e bukur. Po flasim për një nga kombëtaret më të mira në botë dhe do luajmë në një nga stadiumet më të bukura në botë. Fakti që kemi shumë pak kohë për tu përgatitur do na e vështirësojë pak punën por ky nuk mund të jetë justifikim për ne.
Do përgatitemi me video, me diskutime mes stafit dhe lojtarëve për të pasur një përgatitje sa më të mirë me aq kohë sa kemi. Duhet të jemi të kujdesshëm sepse lojtarët vijnë nga ekipet e tyre ku sezonet janë të gjata dhe çdo e ekip e ka këtë problem, jo vetëm Shqipëria.
Nesër do luajmë me qëllim që të bëjmë diçka speciale, diçka të veçantë si nga aspekti defensiv dhe nga ai ofensiv. Është ndeshja e parë, është sfiduese, është e vështirë por të paktën duhet ta shijojmë.
Kemi përballë një kombëtare që është e përbërë nga lojtarë që vijnë nga liga më e mirë në botë, ajo angleze. Kanë lojtarë tepër cilësor dhe kundër Anglisë nuk mund të luash portë më portë, po flasim për një ekip të vrullshëm me një ritëm komplet tjetër, mendoj që jo vetëm Shqipëria por shumica e kombëtareve në botë do e kishin të mbanin ritmin apo të shkojnë dhëmb për dhëmb me kombëtaren angleze.
Megjithatë siç thashë ne i kemi bërë dhe do i bëjmë detyrat e shtëpisë që të përgatisim një strategji sa më të mirë për një kundërshtar si Anglia. Gjithçka mbetet të shikohet në fushën e blertë.

















