
KQZ shpërndan 131 milionë lekë fonde për zgjedhjet. Ja sa marrin dy partitë e mëdha!
E Premte 21 Mars 2025, 13:01
Dritare.net
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka shpërndarë 131 milionë lekë fonde për partitë politike që garojnë në zgjedhjet parlamentare të 11 majit.
Partia Socialiste do të marrë 65 milionë lekë, ndërsa Partia Demokratike 44 milionë lekë.
Kurse Partia e Lirisë do të marrë 9 milionë lekë, kurse Partia Socialdemokrate dhe Partia Republikane përkatësisht 3 milionë lekë dhe 2 milionë lekë.
Sipas vendimit të KQZ, fondet janë ndarë sipas përfaqësimit parlamentar të partive në vend./L.F-dritare.net

















