
Formacioni kundër Anglisë/ Ja kush është dilema e madhe e Sylvinhos
Dritare.net
Shqipëria nis mbrëmjen e sotme rrugëtimin e saj për në Botërorin 2026, ku në ndeshjen e parë të Kualifikueseve do të ketë pikërisht kundër Anglinë në Wembley.
Stërvitjet janë shoqëruar dhe me probleme për ekipin kuqezi, teksa ka Ismajli dhe Kumbulla nuk kanë bindur plotësisht, teksa në fushë pritet që krahë Gjimshitit të jetë Arlind Ajeti, të cilët do të vendosen përballë Strakoshës, ndërsa në krahë me shumë mundësi do të jenë Balliu dhe Aliji.
Mesfusha pritet të jetë ajo e përhershme me Ramadanin, Laçin dhe Asllanin. Asani dhe Bajrami do të mbulojnë krahët e sulmit, ndërsa në qendër të saj është dhe dilema më e madhe e Sylvinhos, midis Manajt dhe Uzunit.
FORMACIONI I MUNDSHËM:
SHQIPËRIA: Strakosha, Balliu, Gjimshiti, Ajeti, Aliji, Ramadani, Asllani, Laçi, Asani, Bajrami, Manaj (Uzuni).
Trajner: Sylvinho/K.C/dritare.net

















