Na ndiqni edhe në

Kuriozitete

Do habiteni! Si dukeshin këto 8 fruta dhe perime përpara se njerëzit t'i ndryshonin!

Do habiteni! Si dukeshin këto 8 fruta dhe perime përpara se

Është ndoshta operacioni plastik i botës së ushqimit dhe ka ndodhur mijëra vjet më parë. Në këtë artikull do të zbuloni se si dukeshin ushqimet e modifikuara gjenetikisht përpara se të hynin në kuzhinat tona.

Do habiteni! Si dukeshin këto 8 fruta dhe perime përpara se

Mijëra vjet më parë, ushqimi rritej 100% organikisht, pa ndërhyrjen e duarve të njeriut.

Do habiteni! Si dukeshin këto 8 fruta dhe perime përpara se

Misri

Kur modifikimi gjenetik filloi 10,000 vjet më parë në Teosinte, ishte vetëm një bar i egër që besohet të jetë paraardhësi i egër i misrit. Dhe kështu misri filloi të transformohej. Ai u shndërrua nga një bar i egër me kokrra të vogla që mund të shpërndanin farën e tij, në një ushqim bazë të modifikuar gjenetikisht që është më i madh dhe më i lehtë për t'u qëruar.

Do habiteni! Si dukeshin këto 8 fruta dhe perime përpara se

Bananet

Bananet dikur ishin më shumë fara se banane. Rreth vitit 650 të erës sonë, mbi 1000 vjet më parë, Musa acuminata, u ndryshua gjenetikisht dhe me kalimin e viteve bananet humbën farat e tyre dhe u bënë më të trasha dhe më të ëmbla.

Do habiteni! Si dukeshin këto 8 fruta dhe perime përpara se

Shalqiri

Imagjinoni një shalqi që nuk ishte i ëmbël. Në vitin 2000 p.e.s (më shumë se 4 mijë vjet më parë) kështu ishte. Paraardhësi i egër i shalqinjve besohet të jetë pjepri Kordofan, dhe ata e kanë origjinën si fruta të vogla, të hidhura që ishin shumë të forta, diku në Afrikën Jugore ose Perëndimore. Më vonë ndërhyri njeriu, duke mbjellë fara frutash më të mëdha dhe më të shijshme, prodhoi shalqirin e ëmbël dhe të kuq që sot e adhurojmë.

Do habiteni! Si dukeshin këto 8 fruta dhe perime përpara se

Karotat

Karotat nuk ishin gjithmonë të këndshme në pamje. Ato dikur ishin të bardha dhe vjollcë. Përafërsisht 1000 vjet më parë, Daucus Carota, karota e egër u zbut dhe me kalimin e viteve u bë ngjyrë portokalli. Është ende e mundur të gjesh karota të verdha dhe të bardha. Karotat e sotme kanë rrënjë më të thella dhe një shije më të ëmbël.

Do habiteni! Si dukeshin këto 8 fruta dhe perime përpara se

Mollët

Ishte një kohë kur qeniet njerëzore nuk mund t’i hanin mollët. Rreth 4000 vjet më parë, paraardhësi i mollës, Malus sieversii u ndryshua dhe u bë më i shijshëm, më i ëmbël, sepse dikur ishin shumë të tharta për t'u ngrënë.

Do habiteni! Si dukeshin këto 8 fruta dhe perime përpara se

Lulelakra

Lulelakra ka qenë lakër e egër ose Brassica oleracea, dhe është ndryshuar rreth 400 p.e.s (më shumë se 2000 vjet më parë). Kishte gjethe të mëdha dhe kërcell me shumë lule.

Do habiteni! Si dukeshin këto 8 fruta dhe perime përpara se

Pjeshka

Para zbutjes, në periudhën 6000 p.e.s (afërsisht 8000 vjet më parë), pjeshkat ishin shumë më të vogla, me mish më të hollë dhe më të ashpër. Ato vinin nga familja Prunus persica, Rosaceae, dhe i ngjanin një qershie, kishin më shumë shije si thjerrëzat. Tani, pas mijëra vitesh dhe shumë ndryshimesh gjenetike, pjeshkat janë më të mëdha, më të lëngshme dhe më të ëmbla. Pjeshkat moderne përmbajnë gjithashtu më shumë lëndë ushqyese.

Do habiteni! Si dukeshin këto 8 fruta dhe perime përpara se

Kastraveci

Kastraveci i egër besohet se është kultivuar rreth 11,000 vjet më parë. Paraardhësi i tij, Cucumis hardwickii, duket shumë ndryshe nga kastraveci që ne njohim. Është më vogël dhe ka një formë më të rrumbullakët plot me gjemba. Mbarështimi selektiv e transformoi atë në kastravec të gjatë dhe të ëmbël që tani e përdorim për sallatë./K.C/dritare.net