
Rama: Intervistat në prokurori si në kohën e gurit!
Dritare.net
Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë sot në prezantimin e raportit të GRECO për luftën kundër korrupsionit. Gjatë fjalës së tij ai shprehu kritikat për intervistat në prokurori dhe polici, të cilat i cilësoi si të epokës së gurit për shkak të mungesës së audios dhe videos.
"Në sistemin e drejtësisë jemi akoma në epokën e gurit. Zhvillojmë intervista në prokurori dhe polici pa audio dhe pa video. Intervistat bëhen në mënyrë primitive: unë të shoh, ti më sheh, unë të pyes, ti më thua dhe unë shkruaj çfarë të dua. situatë, duke mbështetur më tej sistemin e drejtësisë dhe institucionet si SPAK dhe GJKKO.
Kjo duhet korrigjuar me urgjencë dhe ne do ta korrigjojmë. Do të vazhdojmë të mbështesim SPAK dhe GJKKO për të sjellë një sistem të drejtësisë të bazuar në standarde moderne,” tha Rama.
Një nga reformat që Rama premtoi është dixhitalizimi i menaxhimit të çështjeve gjyqësore, duke e bërë më transparent dhe më efikas sistemin.
“Shpresojmë që më në fund të bëhet realitet sistemi i menaxhimit digjital të të gjitha çështjeve që kanë të bëjnë me gjyqësorin,” tha Rama./L.F-dritare.net

















