Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Rama pret në kryeministri studentë nga Harvard Kennedy School!

Rama pret në kryeministri studentë nga Harvard Kennedy School!

Kryeministri Edi Rama ka pritur në kryeministri disa studentë nga Harvard Kennedy School.

Teksa ka ndarë një video me pamje nga takimi me ta, kreu i qeverisë shkruan se studentët ishin të interesuar që të mësonin detaje lidhur me rrugën e transformimit të madh të Shqipërisë.

“Mirëmëngjes dhe me këtë videokartolinë mikpritjeje në Kryeministri, të studentëve nga Harvard Kennedy School - një ndër institucionet më prestigjioze në botë të studimeve për politikat publike dhe qeverisjen - të cilët ishin shumë të interesuar të mësonin mbi rrugën e transformimit të madh të Shqipërisë, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama./E.P-dritare.net