Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Rama premton dëmshpërblim për shtëpitë dhe bagëtitë e humbura!

Rama premton dëmshpërblim për shtëpitë dhe

Kryeministri Edi Rama, në një komunikim me qytetarët, tha se qeveria po bën inventarizimin e plotë të dëmeve të shkaktuara nga zjarret në bashkëpunim me autoritetet përkatëse.

Rama tha se do të ketë dëshmpërblim për çdo shtëpi të djegur dhe bagëti të humbur.

“Janë 207 shtëpi të prekura nga zjarri, 40 prej të cilave e kanë humbur shtëpinë plotësisht. Ne po bëjmë sipas protokollit situatës inventarizimin e plotë dhe padiskutim siç ka ndodhur në të shkuarën, askush nuk do mbetet pa e parë në krahë shtetin për t’u rikthyer në shtëpi më të fortë. Do jenë dëmshpërblimet përkatëse edhe për krerët e humbur. Do të kompensohen një për një. Dua edhe njëherë të shpreh mirënjohjen dhe respektin përulësisht të gjithave forcave të angazhuara në terren.,” tha Rama./K.C/dritare.net