Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Rama: Ligji është i fortë për ata që vënë zjarre, por jo të gjithë gjyqtarët janë në krye të detyrës

Rama: Ligji është i fortë për ata që vënë

Kryeministri Edi Rama, në një komunikim me qytetarët përmes Facebook-ut, komentoi mbi dënimet ndaj personave që ndezin zjarre qëllimisht. Ai tha se ligji aktual parashikon masa të ashpra për këtë vepër penale, por problem mbetet zbatimi i tij nga sistemi gjyqësor.

“Ligji është i fortë që tani për ata që vënë zjarret. Gjykatësit dihet që nuk janë të gjithë në krye të detyrës, por do të shohim në këtë drejtim se çfarë do të bëjmë. Një gjë është pak por e sigurtë. Gegë Gega e ka thënë shumë mirë: Qentë le të lehin, karvani të shkojë përpara,” u shpreh Rama./K.C/dritare.net