Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Rama: Po nuk e futa unë Shqipërinë në BE, askush tjetër nuk mund ta bëjë!

Rama: Po nuk e futa unë Shqipërinë në BE, askush tjetër

Kryeministri Edi Rama në komunikimin live me ndjekësit në Facebook, tha se vetëm PS mund ta fusë Shqipërinë në BE, përndryshe do të duhen edhe shumë vite të tjera. Kreu i qeverisë përmendi edhe Malin e Zi dhe Serbinë, të cilat ende vazhdojnë procesin e negociatave me BE.

“Më thoni është kohë e gjatë derisa Shqipëria të integrohet në BE? E di kur i ka filluar Serbia, në 2014. E di ti se ku gjendet sot Serbia dhe ku gjendemi ne në procesin e negociatave. Ne jemi përpara. E di kur është bërë Maqedonia e Veriut kandidate për BE? Në 2005. E di që Maqedonia e Veriut s’i ka hapur akoma negociatat, çfarë flisni?

Si e dini ju hyrjen në BE? E di se çfarë është të negociosh me BE? Të kesh institucione të besueshme, disa standarte bazë si BE dhe ne po e bëjmë këtë do apo nuk do ti. Ne po bëjmë shtet sepse pikërisht negociatat dhe hyrja në BE janë testi dhe provimi i shtetit. Ky shtet. Janë 27 shtete anëtare, ky shteti tjetër që do të bashkohet me ne i ka parametrat që të jetë pjesë e kësaj krushqie? Kur ata të fusin brenda dhe thonë je njësoj si ne, populli yt do të vijë te ne, populli ynë do të vijë te ty dhe të gjithë duhet të ndihen të mbrojtur, si thua ti? Janë lojëra këto.

Çfarë janë këto muhabete? Jo që nuk jemi të paaftë, po përkundrazi o e fus unë dhe BE Shqipërinë në BE ose kjo punë mund të mos bëhet kushedi sa vjet të tjera", tha kryeministri./L.F-dritare.net