
Rama nga OKB: Lufta në Ukrainë është dhe e jona!
Dritare.net
Kryeministri Edi Rama ndodhet në New York, ku edhe ka mbajtur fjalën e tij në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.
Ai është ndalur të flasë për luftën në Ukrainë, ku tha se Rusia nuk ka sulmuar vetëm këtë shtet, por të gjithë të drejtën ndërkombëtare.
“Kemi qenë dëshmitarë të solidaritetit e një domosdoshmërie të gjithë kohshme të nevojës për të punuar së bashku. Bota ka njohur përparim, por rrugëtimi ynë ka qenë me pengesa, kemi qenë dëshmitarë të kthimeve pas dhe progresit, kjo ka ndodhur për shkak të katastrofave të shkaktuara nga njeriu, për shkak të politikave të ngushta, nga nacionalizmi, kjo është arsyeja pse ne bëjmë kontrollin e shëndetit të botës.
Jemi të angazhuar ndaj paqes dhe sigurisë, të drejtës ndërkombëtare, për klimën. Këtë vit shpresat dhe besimet tona janë copëtua, shkak për këtë është agresioni mizor i Rusisë. Lufta nuk është vetëm kundër Ukrainës, por një sulm kundër të drejtës ndërkombëtare”, tha Rama./M.K/dritare.net

















