Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Çliroi pallatin e konfiskuar ku do vendosej Kadastra, Rama sërish kritika Balliut: Gjyqtar në favor të ndërtuesve të paligjshëm

Çliroi pallatin e konfiskuar ku do vendosej Kadastra, Rama sërish



Kryeministri Edi Rama ka kritikuar sërish gjyqtarin Hazbi Balliu, i cili vendosi të bllokojë vendimin e konfiskimit të një pallati në kryeqytet, ndërtesë pa leje, ku u vendos që të zhvendosej Agjencia e Kadastrës.


Shefi i qeverisë ka publikuar një pjesë të arsyetimit të gjyqtarit, i cili thotë ndër të tjera, se ASHK mund të punojë në ambiente të tjera dhe vendosja e saj në godinën e konfliktit mes dy palëve, nuk është e domosdoshme.

“Më në fund gjykatësi Balliu e nxorri arsyetimin e shkruar të vendimit të tij skandaloz për të marrë në mbrojtje palën përfaqësuese të një pallati të ndërtuar totalisht pa leje dhe të konfiskuar në Tiranë, ku u vendos të sistemohej Agjencia Shtetërore e Kadastrës, e cila prej disa vitesh e vazhdonte punën në një objekt të vjetër e të dëmtuar seriozisht nga tërmeti. Se si mund të angazhohen prokurorë a gjykatës të republikës në favor të ndërtuesve të paligjshëm kjo kërkon të kesh akses në trurin e prokurore Gjelit a të gjykatës Balliut, por se si mund të shkruajë një gjykatës se ASHK nuk ka prova që nuk mund të vazhdojë të rrijë në një godinë ku bien tavanet e muret, kjo kërkon një durim heroik në pritje që organet e kontrollit e të qeverisjes së gjyqësorit të zgjohen nga gjumi i tyre gjithnjë e më i rrezikshëm për fatet e vetë Reformës në Drejtësi", shkruan Rama.

Kryeministri e ka shoqëruar komentin e tij me disa foto që thotë se pasqyrojnë situatën e godinës së vjetër të ASHK-së.

Çliroi pallatin e konfiskuar ku do vendosej Kadastra, Rama sërish

Çliroi pallatin e konfiskuar ku do vendosej Kadastra, Rama sërish

“Mesa duket për Balliun është normale për sa kohë nuk ka viktima”,-përfundon kreu i qeverisë.