Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Rama: Më shumë burg për zjarrvënësit se për ndërtuesit pa leje!

Rama: Më shumë burg për zjarrvënësit se për

Kryeministri Edi Rama thotë se dënimet për zjarrvënësit duhet të jenë më të rënda sesa për ndërtuesit pa leje, pasi dëmi që shkaktohet është i pakthyeshëm.

“Dënimet për zjarrvënësit duhet të jenë më të rënda se për ndërtuesit pa leje. S’mund të dënohet vendosja e një zjarri në Gramsh me 3 deri në 8 vjet, ndërsa ndërtimi i paligjshëm në një zonë të mbrojtur pyjore me 5 deri në 10 vjet. Ndërtimin e prish, por pyllin nuk e rigjeneron dot lehtë – duhen vite të tëra," u shpreh Rama.


Rama tha se dëmet e shkaktuara nga zjarret shpesh janë të parikuperueshme dhe vendosi theksin te rreziku që u kanoset njerëzve dhe trashëgimisë natyrore.

“Zjarrvëniet duhet të trajtohen si vrasje. Kur trashëgimia e shumë brezave shkrihet brenda dy apo tre netësh, kur rrezikohet jeta e njerëzve dhe shuhen shtëpitë bashkë me pyllin, kjo është vrasje me paramendim,” deklaroi kryeministri.