Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

PD zgjedh drejtuesit e grupit parlamentar

PD zgjedh drejtuesit e grupit parlamentar

Partia Demokratike ka zgjedhur sot drejtuesit e grupit të saj parlamentar, gjatë një mbledhjeje të zhvilluar me deputetët. Kryedemokrati Sali Berisha njoftoi vendimet, duke theksuar konsolidimin e strukturës drejtuese të demokratëve në Kuvend.

Agron Gjekmarkaj u konfirmua në postin e nënkryetarit të Kuvendit, ndërsa Gazment Bardhi u rizgjodh kryetar i grupit parlamentar të PD-së. Emërimi i Bardhit u hodh në votim, ku i vetmi që u shpreh kundër ishte deputeti Bujar Leskaj. Ky i fundit, në një reagim për mediat, theksoi se vota kundër nuk përfaqëson ndarje nga PD-ja, por sipas tij Berisha ka gabuar rëndë me këtë vendim.

Në drejtimin e grupit u zgjodhën gjithashtu edhe Belind Këlliçi dhe Tomorr Alizoti si nënkryetarë, ndërsa Elda Hoti do të mbajë detyrën e sekretares. Zëdhënëse e grupit parlamentar u caktua Ledina Aliolli.

Këto zhvillime vijnë në një moment të rëndësishëm për opozitën, teksa Berisha synon të forcojë rolin e Partisë Demokratike në jetën parlamentare./K.C/dritare.net