Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Ish-deputetja Klotilda Bushka para GJKKO-së. Për çfarë akuzohet!

Ish-deputetja Klotilda Bushka para GJKKO-së. Për çfarë

Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka dorëzuar në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) dosjen hetimore ku të pandehur figurojnë kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, bashkëshortja e tij Ajola Xoxa, si edhe 16 persona të tjerë, përfshirë përfaqësues shoqërish private dhe organizatash jofitimprurëse.

Ndër të pandehurit është edhe ish-deputetja socialiste, Klotilda Bushka. Ajo akuzohet për kryerjen e veprës penale “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”, sipas nenit 301 të Kodit Penal.

Hetimet e SPAK-ut ngrejnë dyshime se Bushka ka thirrur në zyrat e Avokatit të Popullit një dëshmitare, Ina Goxhaj, nga e cila është sekuestruar telefoni dhe i është kërkuar të mos jepte deklarime të plota.

Në kërkesën e paraqitur pranë GJKKO-së, SPAK thekson se ka “të dhëna konkrete” që mbështesin dyshimin e arsyeshëm se Bushka ka kryer veprime të kundërligjshme, të cilat kanë penguar rrjedhën e hetimeve për procedimin penal nr. 27 të vitit 2024./K.C/dritare.net