
Dorëhiqet kryetari i Bashkisë së Vlorës
Dritare.net
Ka dhënë dorëheqjen kryetari i Bashkisë së Vlorës, Ermal Dredha. Lajmi vjen pas një sezoni turistik intensiv për qytetin bregdetar, i cili vetëm pak ditë më parë ka mbyllur zyrtarisht verën turistike.
Dorëheqja e Dredhës pason një periudhë me tone kritike nga ana e kryeministrit Edi Rama ndaj Bashkisë së Vlorës. Në disa dalje publike, Rama ka shprehur pakënaqësi për menaxhimin e qytetit dhe për mënyrën sesi janë adresuar disa çështje të infrastrukturës dhe shërbimeve në Vlorë, sidomos gjatë muajve të verës kur qyteti ka fluks të madh vizitorësh.
Ende nuk dihen arsyet zyrtare të dorëheqjes, por vendimi është marrë sot pasdite.
Vlora është një nga qendrat kryesore të turizmit dhe pritet të marrë edhe më shumë hov zhvillimi, pas aeroportit dhe ndërtimeve në Sazan./K.C/dritare.net

















