
Rama batuta me Mogherinin: Nuk e di pse nuk aplikon për pasaportë shqiptare!
E Enjte 15 Maj 2025, 19:07
Dritare.net
Kryeministri Edi Rama gjatë konferencës me presidentin e Këshillit të Evropës nuk i kurseu batutat me Federica Mogherinin, për të cilën tha se “nuk e kupton pse nuk po aplikon për pasaportë shqiptare”.
Rama e konsideroi Federica Mogherinin si një shqiptare nga Italia, ndërsa me nota humori u shpreh se “po pret qe te marre pasaporten evropiane te Shqiperise”.
“E fundit është që më vjen mirë që këtu kemi edhe një mike të shtrenjtë, Federica Mogherinin, më saktë një ish mike, sepse tani është ‘skipëtarte’ nga Italia.
Që nuk e kuptoj pse nuk e ka bërë aplikimin për pasaportë evropiane, vetëm pret një justifikim të parë pasaportën evropiane të Shqipërisë”, tha Rama./E.P- DRITARE.NET

















