Protesta e PD, Koçiu: U rrezikua jeta e efektivëve! Mos përdorni një fëmijë për të justifikuar dhunën!
E Martë 27 Janar 2026, 13:01
Dritare.net

Ministrja e brendshme Albana Koçiu iu përgjigj akuzave të opozitës për protestën, duke thënë se policia veproi sipas ligjit. Koçiu tha se i mituri është shoqëruar sepse po qëllonte me gurë efektivët dhe është lënë i lirë sapo ka mbërritur përfaqësuesi ligjor.
“Policia e kryer detyrën me përpikëri. Policia nuk ushtroi dhunë ndaj protestuesve, ajo që ndodhi ishte që policët u përballën me dhunë, gjatë tubimit të thirru nga opozita, policët u sulmuan me moltotov”, tha Koçiu.